Sport

Juve pranon ofertën e Tottenhamit për Dybalan

Foto: Reuters

Juventusi raportohet se ka pranuar ofertën prej 70 milionë eurove të Tottenhamit për sulmuesin Paulo Dybala.

Sipas “Goal”, lojtari tani do të nisë bisedimet me klubin londinez dhe duket se kalimi i tij në Angli është shumë afër.

Dybala ditë më parë u raportua se refuzoi të kalonte te Manchester Unitedi, ndërsa besohet se raportet me argjentinasin Mauricio Pochettino, trajner i Tottenhamit, e kanë bindur të pranojë largimin drejt Londrës.