PSG-ja futet në garë për Dybalan Foto: Reuters

PSG-ja futet në garë për Dybalan

05 August 2019 16:42

Paris Saint-Germaini është futur në garë për transferimin e yllit argjentinas të Juventusit, Paulo Dybala, bën të ditur “Football Italia” të hënën.

Dybala ka refuzuar mundësinë që të transferohet në Premier Leagues te Manchester Unitedi. Mirëpo, ai është ende në treg dhe Juventusi pritet të nisë bisedimet me Paris Saint-Germainin dhe po ashtu me Interin për Dybalan, transmeton “Koha Ditore”.

Dybala është i interesuar të transferohet te një skuadër që do të luajë në Ligën e Kampionëve dhe raportohet se Parisi është duke insistuar për të siguruar transferimin e tij.

Një alternativë tjetër është që Dybala të përfshihet në marrëveshje shkëmbimi që do të sjellte Mauro Icardin te Juventusi nga Interi.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme