Sport

Zeneli, një “dardan” i lumtur që ishte lodhur duke pritur Suedinë

Zeneli, një “dardan” i lumtur që ishte lodhur duke pritur Suedinë

Sulmuesi i krahut, Arbër Zeneli, ishte lodhur duke pritur rastin te Suedia. Dhe në momentin që mori ftesën për ta përfaqësuar Kosovën, ku tash është lojtari kryesor, e pranoi atë. Tash thotë se është shumë i lumtur dhe i vlerësuar me fanellën e "dardanëve".

Në një intervistë për të përditshmen suedeze "Expressen", Zeneli ka thënë se këtë zgjedhje e ka bërë për karrierën e tij. Ai aktualisht po e merr veten pas operimit që e bëri shkaku i lëndimit që e pësoi në muajin qershor në ndeshjen eliminatore për "Euro 2020" ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.