Unitedi heq dorë nga Dybala Foto: Reuters

Unitedi heq dorë nga Dybala

04 August 2019 21:04

Manchester Unitedi ka ndalur bisedimet me Paulo Dybalan pas kërkesës së argjentinasit për pagë të lartë, raporton BBC.

“Djajtë e Kuq” kanë përfunduar sot bisedimet me 25 vjeçarin, që është pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit me Romelu Lukakun, transmeton Koha.net.

Unitedi ka dyshime nëse ylli i Juventusit e dëshiron transferimin në Old Trafford, derisa edhe kërkesat e tij për pagë i konsideron si shumë të lartë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme