Përzgjedhësi në basketboll, Damir Mullaomeroviq, është treguar i matur derisa ka folur për ndeshjen me Luksemburgun, që Kosova do ta zhvillojë në kuadër të fazës së tretë parakualifikuese për "Eurobasket 2021".
Kosova, të shtunën (sot) prej orës 19:00 luan në udhëtim ndaj Luksemburgut në ndeshjen e parë të Grupit G, të cilin e përbën edhe Britania e Madhe, shkruan sot Koha Ditore.
Basketbollistët e Kosovës të premten kanë mbërritur në Luksemburg dhe kanë zhvilluar një stërvitje në mbrëmje.
Kosova do të jetë pa qendrën Lis Shoshi, që është lënduar më herët dhe është larguar nga ekipi, derisa për ndeshjen me Luksemburgun mbetet në dyshim edhe Drilon Hajrizi, po ashtu për shkak të një lëndimi.
Mullaomeroviq ka insistuar se Kosova është e gatshme për këto ndeshje dhe ka thënë se synimi është që të mposhtet Luksemburgu, por ka kërkuar nga basketbollistët e tij që të tregohen maksimalisht të kujdesshëm...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)