Sport

Valon Berisha mbetet te Lazio

 

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, do të mbetet te Lazio edhe për edicionin 2019/20, kanë njoftuar të premten mediumet italiane.

Berisha kohë më parë i është bashkuar ekipit në stërvitjet e përbashkëta pas rikuperimit nga operimi i gjurit dhe menjëherë është përfshirë në ekip nga trajneri Simone Inzaghi për miqësoren kundër Paderbornit që luhet të shtunën, transmeton Koha Ditore.