Sport

Mungesa e përvojës në Evropë, kartë e djegur për klubet

Mungesa e përvojës në Evropë, kartë e djegur për klubet

Hera e parë, e dyta dhe tash e treta. Dhe, gjithnjë njësoj: trajnerë e lojtarë arsyetojnë dështimet në garat evropiane me mungesë të përvojës. E ato klube që kanë krijuar pak përvojë, thonë se u ka munguar fati.

Ata që janë jashtë klubeve dhe njohin këtë lojë, thonë se arsyetimi i dështimeve me mungesë të përvojës tashmë është kartë e djegur.