Mbrojtësi francez Raphael Varane beson se Paul Pogba do të ishte një transferim “fantastik” nëse do t'i bashkohej Real Madridit, transmeton kp.
“Mendoj se kemi një ekip të mirë. Pogba është një lojtar i mirë. Unë e njoh shumë mirë. Për çdo ekip ai do të ishte fantastik”, tha Varane. “Nëse vijnë lojtarë të rinj, ne do të shohim, por kam besim te shokët e mi të skuadrës”.
Gjatë afatit kalimtar të verës Pogba është lidhur shumë me një transferim në “Santiago Bernabeu”.