Sport

“Kuqezinjtë” arrijnë marrëveshje me mesfushorin Mustafa

Descriptive Text

Drenica po vazhdon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri.

Së fundi, klubi “kuqezi” ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin nga Vushtrria, Argjend Mustafa.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetet sociale.

“Mustafa do t’i bashkohet ekipit menjëherë në stërvitje që nga dita e sotme. Ndërkohë, prezantimi i tij do të behët gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit.

26-vjeçari sezonin që lamë pas, ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës.