Sport

Phelps mbetet edhe pa një rekord, Dressel kampion në 100 metra delfin

 

Caeleb Dressel ka thyer rekordin e botës të Michael Phelpsit në 100 metra delfin, të premten në Kampionatin Botëror që po mbahet në Gwangju të Koresë së Jugut.

Amerikani fitoi baterinë e tij në gjysmëfinale me kohë 49.50 sekonda, duke përmirësuar për 0.32 sekonda rekordin e botës që e kishte vendosur Phelps në vitin 2009 në Romë në kulmin e epokës të veshjeve high-tech.