Përfaqësuesja U-18 e Kosovës në basketboll (meshkujt) do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Oradea të Rumanisë (26 korrik - 4 gusht), ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të enjten.
Në këtë evropian marrin pjesë 24 ekipe, kurse Kosova është në një grup me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.
Ndeshjen e parë, Kosova do ta luajë kundër Hungarisë të premten (sot, 16:15) për të vazhduar të shtunën me Suedinë (16:15) dhe të dielën me Austrinë (14:00).
Dy ekipet e para të grupit do të kualifikohen në çerekfinale, vendi i tretë dhe i katërt do të luajnë për plasman në pozitat 9-16, kurse dy vendet e fundit do të luajnë për pozitat 17-24.