Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka përmbyllur me fitore të lartë kampionatin botëror i cili është zhvilluar në Spanjë.
Është hera e parë që një ekip kombëtar i Kosovës në sportet ekipore ka arritur të kualifikohet në botëror.
Kombëtarja jonë të enjten u takua me Australinë në Pontevedra, ku e mposhti me një rezultat bindës 38:20.
Kosova bëri një super lojë pasi pjesën e parë e përfundoi me rezultat 21:9, transmeton ksp.
Kosova në Spanjë la përshtypje shumë të mirë në ndeshjen kundër Kroacisë, ndaj të cilës ishte rival i barabartë.
Grupi i Kosovës ishte shumë i fortë, andaj për ta kaluar grupin ishte vështirë.
Kombëtarja jonë pos Kroacisë, humbi kundër Hungarisë, Portugalisë dhe Brazilit, ndërsa pikën e parë e fitoi duke barazuar me Bahrejnin.
Kosova të mërkurën humbi ndaj Argjentinës në ndeshjen e parë për plasman, ndërsa sot arritën ta mposhtin Australinë me rezultat bindës.
Në ndeshjen kundër Australisë, lojtar i ndeshjes u shpall Albin Xhafolli.
Golat për Kosovën i shënuan Gubetini 2, Bajqinovci 1, Shabani 2, Avdulli 3, Tahirukaj 3, Mustafa 6, Beqiraj, Muqolli 3, Xhafolli 8, Basholli 6, Halili 2.
-
25 korrik 2019 13:36
-
Shpërndaje në: