Sport

RB Leipzigu transferon sulmuesin Lookman

Skuadra nga Bundesliga, RB Leipzig ka siguruar shërbimet e sulmuesit Ademola Lookman që është pjesë e Përfaqësueses U-21 të Anglisë, kanë njoftuar të enjten mediumet angleze.

Lookman te RB Leipzigu është transferuar nga Evertoni për 25 milionë euro dëmshpërblim. 21-vjeçari, me ekipin e ri, ka firmosur kontratë pesëvjeçare, transmeton Koha Ditore.

Ai në pjesën e dytë të edicionit të shkuar ishte i huazuar te RB Leipzigu, ku pati paraqitje të mira duke shënuar pesë gola në 11 ndeshje kampionale. Lookman te Evertoni ishte transferuar në janar të vitit 2017 nga Charltoni dhe ka regjistruar 48 paraqitje.