1 perditesime
12:25

Beqiri mposhtet nga Rzazade

Festim Beqiri përmbylli garat e xhudos në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Beqiri nuk arriti të kaloj më tutje, pasi u mposht në repesazh nga garuesi nga Azerbajxhani, Matin Rzazade në kategorinë -66 kilogramë.

Arritja në 12 më të mirët në kategorinë e tij, është sukses për Beqirin.

09:25

Festim Beqiri nis mbarë, mposht estonezin Pasteel

Xhudisti Festim Beqiri ka nisur mbarë garat e Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.

Beqiri mposhti estonezin, Randel Pasteel, në raundin e parë të kategorisë deri në 66 kilogramë.

Në raundin e dytë takohet me rusin, Saikhan Shabikhanov.