Courtois i pret penalltinë Xhakës, Reali mposht Arsenalin

Courtois i pret penalltinë Xhakës, Reali mposht Arsenalin

24 July 2019 10:35

Real Madridi ma marrë fitoren e parë pasi mundi Arsenalin në ndeshjet miqësore, parasezonale. Madrilënt e nisën shumë keq pasi pësuan dy gola shumë të shpejtë.

Lacazette në minutat e 10-të nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, një penallti e fituar pas prekjes së topit me dorë nga Naco. Lojtarët e Arsenalit nuk ngopen me kaq dhe Real Madrid pëson golin e dytë me Aubameyang.

Pjesa e dytë do flasë për Real Madridin.

‘Los Blancos’ shënuan me Bale në minutën e 56-të. Tre minuta më vonë Reali shënon golin e barazimit.

Me barazimin 2-2 ekipet iu drejtuan gjuajtjeve të penalltisë. Reali aty u tregua më i saktë se kundërshtarët, të cilët e humbën ndeshjen.

Xhaka, Monreal, Burton ishin lojtarët që gabuan për Arsenalin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme