Sport

Kuka: Sportistët tanë shumë të dobët, nuk shkohet për shëtitje e foto në Baku

Descriptive Text

Trajneri i njohur i Xhudos në Kosovë Driton Kuka, është shprehur i zhgënjyer me sukseset e të rinjve tanë në Lojërat Evropiane që janë duke u mbajtur në Baku.

Kuka ka thënë se është alarmante që garuesit e rinj nuk po ndërtohen si duhet në Kosovë si dhe ka shtuar e kjo është edhe për shkak të daljeve të shpesht që zvogëlojnë fokusin në gara, transmeton koha.net.

“Prezantimi i shtetit donë përgjegjësi e jo të shkohet në gara për shëtitje e fotografi”, ka thënë Kuka.

Më poshtë është posti i tij i plotë në rrjetet sociale:

“Në Baku po mbahen EYOF ose Lojërat Evropiane për të rinj ...
Gara këto të sportistëve të rinj 14-18 vjeç
Deri sot performancë e dobët e krejt sportistëve në të gjitha sportet përfshi edhe Erzen që llogaritej favorite për medalje ...
Kjo është alarmante se garuesit e rinj spo ndërtohen si duhet në Kosovë.
Për tjerat sporte se di por për Erzen e edhe disa garues të ekipit tim saktësisht e di shkakun dhe arsyen e paraqitjes shumë të dobët!
Sporti Kulminant don jetë Sportive 100 për qind përfshi këtu edhe daljet e shpeshtuara duke zvogëluar kështu fokusin për gara serioze!
Përgjegjësi do kërkoj nga secili veç e veç,në ekipin tim!
Prezentimi i shtetit don përgjegjësi e jo të shkohet në gara për shetitje e fotografi!
Deri në fund të EYOF ka ende garues,të shpresojmë ...
Çdo federatë e trener merrini përgjegjësitë e mos i bani qef vetes se kryhet gara e çdo send harrohet,këtu po i përfshij edhe njerëz në stafin e trenerëve në ekipin tim e patjetër edhe unë dua të marr përgjegjësitë e mia.”