Sport

Napoli kërkon Lozanon

Napoli është duke insistuar në transferimin e sulmuesit meksikan të PSV-së, Hirving Lozano, raportoi "Corriere dello Sport" të martën.

Skuadra italiane ka insistuar fillimisht të transferojë James Rodriguezin nga Real Madridi, por pasi ka dështuar, po shikon alternativa të tjera.

Meksikani 23-vjeçar është një nga alternativat.

Lozano shënoi 21 gola në të gjitha garat për PSV-në stinorin e kaluar, përfshirë dy në Ligën e Kampionëve, ndërsa regjistroi edhe 12 asistime. Ka kontratë me PSV-në deri në verën e vitit 2023.