Sport

Hazard: Vetëm trofetë kanë rëndësi te Reali

Sulmuesi i Real Madridit, Eden Hazard, ka thënë se të fitosh trofe është gjëja më e rëndësishme te “Los Blancos”.

Reali sezonin e kaluar nuk fitoi asnjë trofe duke përfunduar i treti në La Liga, u eliminua nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve dhe humbi nga Barcelona në Copa Del Rey, transmeton kp.

“Kur luan për Realin duhet të fitosh trofe çdo sezon. Nëse nuk arrin ta fitosh Ligën e Kampionëve, fansat do të dëshpërohen ngase gjithmonë presin fitimin e saj. Dua të luaj dhe të shënoj gola deri në fund të sezonit”, deklaroi ai.