Hidhet poshtë akuza ndaj Ronaldos për përdhunim Foto: TMZ

Hidhet poshtë akuza ndaj Ronaldos për përdhunim

22 July 2019 23:13

Prokurorët kanë njoftuar se nuk do të ngrenë akuzë penale kundër futbollistit të njohur Cristiano Ronaldo për dyshime për një përdhunim në vitin 2009, raporton TMZ.

Siç ka raportuar edhe më herët TMZ, Kathryn Mayorga pretendon se Ronaldo e ka përdhunuar atë në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009.

Ajo, po ashtu, pati thënë se e ka takuar CR7 në klubin e natës “Rain Nighclub” në hotel “Palms” në qershor të vitit 2009 dhe ai e kishte ftuar atë në suitën e tij për t’u argëtuar në vaskën e nxehtë, transmeton Koha.net. Ka disa fotografi në të cilat shihen bashkë Mayorga dhe Ronaldo në atë mbrëmje.

Ajo fillimisht kishte paraqitur një raport në Polici ku përshkruante krimin e pretenduar - por nuk e identifikoi Ronaldon me emër.

Mayorga ka paditur Ronaldon duke pohuar se më vonë kishte pranuar një pagesë në vlerë prej 375.000 dollarë në këmbim të heshtjes së saj - por së fundmi ajo njoftoi se dëshiron ta anulojë atë marrëveshje dhe tani ka shkuar në Polici për të ngritur veprën penale ndaj Ronaldos.

Në dokumentet e gjykatës, Mayorga ka përshkruar sulmin... duke thënë se ndërsa ishte duke ndërruar teshat në suitën e tij, “Ronaldo i ka hyrë në banjë i zhveshur dhe i ka kërkuar që t’i bëjë akte seksuale”, shkruan TMZ, përcjell Koha.net. Mayorga e kishte refuzuar dhe kërkonte që të largohej - por Ronaldo “e ka dërguar me forcë në dhomën e gjumit dhe ka provuar që të kryejë marrëdhënie seksuale me të”.

Ronaldo i ka mohuar të gjitha këto akuza dhe ka thënë se “përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër çdo gjëje që jam dhe besoj”.

Tani, Zyra e Prokurorit e Qarkut të Clark Countyt ka marrë vendim që të mos ndiqet penalisht – duke deklaruar se “akuza për përdhunim kundër Cristiano Ronaldos nuk mund të vërtetohet përtej një dyshimi të arsyeshëm”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme