Sport

David de Gea, portieri më i paguar në botë

Descriptive Text

David de Gea do të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin dhe me këtë do të bëhet portieri më i paguar në botë sipas Sky Sports News.

Portierit spanjoll, skuadra i ka ofruar pagë javore prej 450 mijë eurosh për të mbetur në Old Trafford, derisa futbollisti është në vitin e fundit të kontratës me Djajtë e Kuq, transmeton “Sporti në KTV”.

28-vjeçari pritet ta vazhdojë kontratën sipas transmetuesit britanik Sky Sports.