Sport

Kosova mëson grupin për “Eurobasket 2021” nëse kalon parakualifikimet

Përfaqësuesja A e Kosovës në basketboll ka mësuar kundërshtarët eventualë me të cilët mund të përballet në kualifikimet për “Eurobasket 2021”, nëse arrin ta fitojë grupin në kuadër të fazës së tretë parakualifikuese.

FIBA të hënën ka hedhur shortin për kualifikimet e evropianit 2021. Në rast se Kosova triumfon në parakualifikime, atëherë do të jetë pjesë e Grupit G kualifikues, të cilin e përbëjnë Gjermania, Mali i Zi dhe Franca, shkruan “Koha Ditore”.

Kosova muajin tjetër do t'i luajë ndeshjet e fazës parakualifikuese në të cilën do të përballet me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.

Ndeshjet e kësaj faze do të nisin më 3 gusht dhe do të përfundojnë më 17 gusht. Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet si vendase në parakualifikime do t'i luajë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.