“Tour of Kosovo”, çiklistëve do t’iu llogariten pikët ndërkombëtarisht Foto: ksp

“Tour of Kosovo”, çiklistëve do t’iu llogariten pikët ndërkombëtarisht

22 July 2019 11:51

Gara e sivjetme e çiklizmit “Tour of Kosova” do të mbahet më 26 deri më 28 korrik në tri etapa të ndryshme.

E veçanta e këtij edicioni është se për herë të parë garuesve që marrin pjesë në këtë garë u llogariten pikët në Federatën Ndërkombëtare të Çiklizmit (UCI).

Kështu bëri të ditur kryetari i Federatës të Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, në një konferencë për media në prag të edicionit të sivjetmë “Tour of Kosova”, ku tha se do të marrin pjesë 12 ekipe me nga 7 çiklistë.

Ai bëri të ditur se shuma totale e çmimeve që do të ndahet do të jetë rreth 5 mijë euro.

Nuha kërkoi që vitin e ardhshëm MKRS të ndajë një buxhet të posaçëm pasi u shpreh se kjo ngjarje do të jetë e kushtueshme.

“Do të marrin pjesë mbi 12 ekipe me nga 7 çiklistë. Ne jemi të kënaqur si organizatorë dhe i mirëpresim ata që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës. Më 26 korrik fillon etapa e parë në Shkabaj dhe do të përfundojë në Duhël. Të gjitha shtigjet do të jenë në autostradë e cila do të jetë tërësisht e bllokuar”, tha ai, raporton ksp.

Nënkryetari Rafet Azemi tha se vijnë shumë ekipe nga jashtë edhe prej atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Ai u shpreh se beson që çiklistët do të japin maksimumin e tyre.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme