Sport

Zeneli nuk zmbrapset nga presioni serb, shkon në Beograd

Zeneli nuk zmbrapset nga presioni serb, shkon në Beograd

Serbët po e quajnë "provokatori i radhës" dhe "lojtari i radhës që feston me shqiponjë dykrenore pas Shaqirit".

Xherdan Shaqiri dhe klubi i tij Liverpool kishin rënë në presionin e mediave serbe para ndeshjes së vitit të kaluar në Beograd ndaj Cërvena Zvezdës. Liverpooli nuk e kishte marrë me vete Shaqirin dhe më pas e humbi ndeshjen 2:0. Shaqiri ishte në shënjestër të mediave serbe që nga Botërori 2018, kur me Zvicrën mposhti Serbinë (2:1), ndërkohë ai dhe Granit Xhaka shënuan gola dhe festuan duke krijuar shqiponjën dykrenore.