Anglia përgatitet për polemika në sezonin tjetër, por thotë se është gati për VAR-in

Anglia përgatitet për polemika në sezonin tjetër, por thotë se është gati për VAR-in

21 July 2019 23:44

Në Premier Leaguen angleze nuk ka dyshim se do të përdoret sistemi VAR sezonin tjetër, megjithatë, frika është se do të ketë polemika të shumta, edhe pse anglezët thonë se janë të përgatitur për të.

VAR-i do të përdoret në Premier Leaguen angleze për herë të parë në edicionin 2019/20.

Pati polemika të shumta rreth VAR-it edhe në Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve si dhe në disa liga të forta evropiane, transmeton “Sporti në KTV”.

Sistemi VAR u kritikua shumë edhe në Kupën e Botës për femra në Francë, pasi pati ndalesa të shumta dhe shtyrje të ndeshjeve.

Të gjitha 20 fushat e Premier Leagues sivjet do të jenë të pajisura me teknologjinë që do t’u lejojë gjyqtarëve t’i vlerësojnë gabimet e dukshme në shënimin e golave, penalltive, kartonëve të kuq dhe identiteteve të gabuara.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme