Real Madridi synon që t’i sigurojë shërbimet e Zaniolos

Real Madridi synon që t’i sigurojë shërbimet e Zaniolos

21 July 2019 22:09

Real Madridi do t’i bëjë konkurrencë Tottenhamit për mesfushorin e Romës, Nicolo Zaniolo.

Sipas “Corriere della Serra”, Reali kërkon që të nisë sa më shpejt kontaktet për ta arritur talentin romak.

Për 20-vjeçarin u fol shumë edhe sezonin e kaluar për një kalim të mundshëm te “Los Blancos”, por tani gjërat kanë nisur të bëhen më serioze, pasi është dëshira që të shitet Gareth Bale, transmeton “Sporti në KTV”.

Tuttosport ndërkohë, bën të ditur se Roma e ka refuzuar kërkesën e Milanit për ta bërë një ndërrim lojtarësh të tij me Suson.

Tottenhami është lider në këtë drejtim për të, ndërsa Juventusi është i fokusuar në shitjen e lojtarëve pas afrimit të mbrojtësit holandez, Matthijs de Ligt.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme