Skuadra e Manchester Unitedit ka arritur marrëveshje me Leicester Cityn për shërbimet e qendërmbrojtësit Harry Maguire, kanë njoftuar të dielën mediumet angleze.
Manchesteri për transferimin e Maguiret do të paguajë 90 milionë euro dëmshpërblim. 26-vjeçari pritet që gjatë këtyre ditëve të prezantohet te Manchesteri, transmeton “Koha Ditore”. Ai me ekipin e ri do të firmosë kontratë pesëvjeçare dhe menjëherë do t'i bashkohet në fazën parasezonale në SHBA.
Maguire është pjesë e Leicesterit prej vitit 2017 dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Ai ka regjistruar 101 ndeshje në Premier League, kurse ka edhe 20 paraqitje me Anglinë.
Maguire ka bërë karrierë edhe te Hull City, Wigan Athleticu e Sheffield Unitedi.