Sport

Kosova U20, e 18-ta në Evropianin e Basketbollit, Divizioni B

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në basketboll (meshkujt) e ka përfunduar Kampionatin Evropian, Divizioni B, të mbajtur në Portugali, në pozitën e 18-të prej 20 shteteve pjesëmarrëse.

Kosova të dielën humbi ndeshjen për vendin e 17-të, pasi pësoi nga Rumania me shifrat 66:56, raporton “Koha Ditore”.

Dardan Kapiti e Rilind Krasniqi ishin më të dalluarit te Kosova me nga dhjetë pikë të shënuara për kokë.

Për Kosovën kjo ishte humbja e pestë në këtë evropian. Regjistroi dy fitoreve ndaj Armenisë dhe Luksemburgut.