Presidenti i Boca Juniors Daniel Angelici e ka konfirmuar Daniele De Rossi si përforcim të ri në ligën elite të Argjentinës.
“Jemi 99 për qind të sigurt që De Rossi do të bëhet lojtar i Bocas”, ka thënë Angelici, transmeton “Sporti në KTV”.
Mesfushori veteran është lojtar i lirë pasi e la Romën në fund të sezonit, derisa vetë kishte përmendur tërheqjen nga futbolli aktiv.
Presidenti i Bocas ka thënë se vendimtar për këtë kalim të madh ka qenë Nicolas Burdiso, ish-futbollisti dhe bashkëlojtari i De Rossit te Roma, i cili tani kryen punën e drejtorit sportiv te Boca Juniors.