Hysaj drejt skuadrës së madhe angleze Foto: Ilustrim

Hysaj drejt skuadrës së madhe angleze

20 July 2019 16:46

Skuadra angleze Tottenham Hotspur raportohet të jetë skuadra favorite për të transferuar mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn, madje edhe para Romës pasi Atletico Madridi i ka dhënë fund interesimit për të.

Atletico Madridi u tërhoq nga gara pasi bleu Kieran Trippierin nga Spurs.

Si për ironi, Tottenhami tani po e vështron përfaqësuesin shqiptar si zëvendësim për Trippierin, shkruan “FootballItalia”.

Sipas “Radio Kiss Kiss”, skuadra nga Premier Liga është favorite për Hysajn, ndonëse edhe Roma vazhdon interesimin për të, transmeton Koha.net.

Napoli po kërkon rreth 25 milionë euro për 25 vjeçarin, i cili mund të luajë në dy anët e mbrojtjes, edhe majtas edhe djathtas.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme