Mbrojtësi i krahut të majtë, Marcos Alonso nuk do të largohet nga Chelsea.
Ai të premten në një intervistë për mediumet angleze ka deklaruar se është shumë i lumtur te Chelsea dhe nuk sheh asnjë arsye të largohet nga ekipi londinez.
28-vjeçari më herët ka qenë i lidhur me një transferim në La Liga, pasi kërkohej nga Barcelona e Atletico Madridi.
“Do të jem pjesë e Chelseat edhe në edicionin e ri, pasi këtu po ndihem i lumtur. Nuk do të largohem, pasi kam kontratë me këtë ekip dhe dua ta respektoj”, ka thënë spanjolli.
Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, kurse pjesë e ekipit është prej vitit 2016. Karrierë ka bërë edhe te Fiorentina, Sunderlandi e Boltoni.