Brenda qytezës së dominuar nga futbolli dhe krimi

Brenda qytezës së dominuar nga futbolli dhe krimi

19 July 2019 11:19

Nëse kalon nëpër Khayelitsha, një nga qytezat më të mëdha dhe me rritjen më të shpejtë në Afrikën e Jugut, e ke të vështirë të injorosh futbollin. Ka me qindra skuadra, me mijëra lojtarë dhe pesë asociacione lokale të futbollit të përkushtuara.

Gola të improvizuar qëndrojnë nëpër fusha të mbushura me mbeturina, ndërsa fusha të madhësisë së ndryshme gjenden përgjatë rrugëve dhe vendbanimeve, shkruan sot Koha Ditore.

Futbolli është duke lulëzuar, por me gjithë themelimin e Qendrës së Futbollit për Shpresë të FIFA-s gjatë Kupës së Botës 2010, një iniciativë nga klubi i madh Cape Town City FC, ka ende dallim të madh mes Khayelitshas dhe pjesës tjetër të botës.

Kjo është ajo lloj zone - një kombinim me shtëpi formale dhe joformale në periferi të Cape Town - që ishte paraparë të përfitonte nga organizimi i Botërorit para dyerve të shtëpisë.

"Trashëgimia" është një fjalë që përdoret shumë në kandidaturat për marrjen e organizimit të turneve të mëdhenj, mirëpo për miliona njerëz që jetojnë këtu, futbolli mbetet një ikje, jo një rrugë drejt një karriere.

E njohur për dhunë të bandave dhe subkulturën kriminale, Khayelitsha është në top 10 zonat e krimit në të gjithë Afrikën e Jugut.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme