Sport

Joshua do të ndeshet me Ruizin në New York ose në Cardiff

Rimeçi mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruiz Jr pritet të mbahet në nëntor në New York apo në dhjetor në Cardiff.

Joshua 29-vjeçar humbi titujt e botës në versionet IBF, WBO dhe WBA në peshën e rëndë, kur u mposht nga Ruizi me nokaut teknik në raundin e shtatë në meçin e zhvilluar më 1 qershor në New York. Në kontratën në atë meç ishte klauzola për rimeç të menjëhershëm dhe Joshua e përdori opsionin.

Datat janë caktuar që të mbahet më 14 dhjetor në stadiumin e futbollit në Cardiff apo më 29 nëntor në "Madison Square Garden" të New Yorkut, shkruan sot Koha Ditore.

Po ashtu, edhe një qytet në bregun perëndimor të SHBA-së ka bërë ofertë për të organizuar këtë përballje.

Raportohet se edhe dy shtete të tjera, emri i të cilave nuk është bërë i ditur, kanë dorëzuar ofertat.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)