Sport

Ekipet shqiptare eliminohen nga Liga e Evropës

Ka përfunduar në rrethin e parë aventura e klubeve shqiptare në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Kukësi, Laçi e Teuta nuk ia dolën të kalonin tutje.

Kukësi barazoi 1 me 1 me Debrecenin në ndeshjen e dytë, por u eliminua në rezultat të përgjithshëm 1 me 4.

Laçi u eliminua me rezultat të përgjithshëm 2 me 1 nga Hapoel Beer Sheva. Ndeshja e dytë përfundoi 1 me 0 në të mirë të izraelitëve.

Teuta e mposhti Ventspilsin 1 me 0, por humbja 3 me 0 në ndeshjen e parë ia pamundësoi kalimin tutje.