Kosovare Asllani, futbollistja e parë e Real Madridit

Kosovare Asllani, futbollistja e parë e Real Madridit

18 July 2019 16:28

Kosovare Asllani është bërë transferimi i parë i CD Tacon, që prej se u njoftua se ky klub do të jetë ekipi i Real Madridit në kategorinë e femrave, nga viti 2020.

Futbollistja kosovare që shkëlqeu me Suedinë në Botërorin e sivjetmë duke zënë vendin e tretë, u largua nga Linkopingu për t’u bërë “Galaktikja” e parë.

29-vjeçarja ka thënë se është tejet krenare që është bërë transferimi i parë i Real Madridit/Taconit.

“E lumtur të shkruaj historinë, të ndihmoj krijimin dhe të jem pjesë e rrugëtimit të kësaj skuadre që nga fillimi. Do të jetë ëndërr të bart fanellën më të bukur në botë që nga sezoni i ardhshëm”, ka shkruar ajo.

Marrëveshja e Realit për të integruar Taconin në klub u bë më 25 qershor 2019, ndërsa do të kompletohet më 1 korrik 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme