Sport

Alidema zyrtarizohet në Kroaci, premton gola

Festim Alidema edhe zyrtarisht është bërë lojtar i skuadrës kroate, Slaven Belupo.

Në radhët e ekipit elitar të Kroacisë është transferuar nga skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi.

Ai me ekipin kroat ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për dy vjet të tjera.

Alidema 21-vjeçar për faqen zyrtare të klubit ka thënë se synon të shënojë gola dhe ta ndihmojë ekipin të fitojë sa më shumë ndeshje.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Slaven Belupos. Unë do të bëj çmos që ta arsyetoj besimin e njerëzve që më sollën në këtë klub. Kam ardhur për të shënuar gola dhe për ta ndihmuar ekipin të fitojë”, ka thënë Alidema, transmeton KTV.

Alidema, më herët karrierë ka bërë edhe te Vllaznia e Pozheranit, derisa edicionin e kaluar në Kosovë shënoi 12 gola dhe kontribuoi me gjashtë asistime në 30 ndeshje.