Rahoveci përmes kualifikimeve kërkon pjesëmarrjen në FIBA Europa Cup

Rahoveci përmes kualifikimeve kërkon pjesëmarrjen në FIBA Europa Cup

17 July 2019 19:06

Rahoveci është konfirmuar si skuadër pjesëmarrëse në raundin kualifikues për FIBA Europa Cup.

Nënkampioni i Kosovës në basketboll është në mesin e dhjetë skuadrave që kërkojnë fazën e grupeve.

Pesë (5) nga dhjetë (10) skuadrat sigurojnë këtë fazë. Ndeshjet zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje, ndërsa ndeshja e parë luhet të mërkurën më 2 tetor ajo e kthimit një javë më pas.

Rahoveci do të mësojë kundërshtarin në shortin që hedhet më 24 korrik.

Klubi ka njoftuar se do të përballet me një nga këto pesë skuadra: Dnipro(Ukrainë), ZZ Leiden (Holandë), Kersiyaka SK (Turqi), U-BT Cluj Napoca (Rumani) dhe Kataja Basket (Finlandë).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme