FFK organizon turne përkujtimor për Vokrrin

FFK organizon turne përkujtimor për Vokrrin

17 July 2019 16:58

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur të organizojë Turne Përkujtimor në nderim të legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, që vdiq më 9 qershor 2018.

FFK ka njoftuar se do të organizojë turneun më 23 korrik, në ditëlindjen e Vokrrit.

Ai do të jetë tradicional dhe do të mbahet çdo vit më 23 korrik.

Në këtë turne janë ftuar dhe do të marrin pjesë veteranët e skuadrave të Llapit, Prishtinës, Flamurtari nga Vlora dhe Përzgjedhja e veteranëve nga Maqedonia e Veriut.

Ky turne do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në orën 18.00. Ndeshja e dytë do të zhvillohet në orën 19.00. Ndeshja e tretë finale do të zhvillohet në orën 20.00.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme