Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gjyqtarët norvegjezë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Feronikeli - TNS

Foto: Koha

Gjyqtarë nga Norvegjia janë deleguar për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen kthyese ndërmjet Feronikelit dhe TNS-së që zhvillohet në Prishtinë.

Ndeshja kthyese i takon rundit të parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, pasi ajo e zhvilluar javën e kaluar në Uells, përfundoi me rezultatin baras, 2:2.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjyqtar kryesor është Espen Eskas, derisa dy asistentët e tij janë Oystein Ytterland dhe Jon-Michael Knutsen. Gjyqtar i katërt është Kai Erik Steen, raporton KTV.

Norvegjezi Eskas në maj të këtij viti, kishte ndarë drejtësi në finale të evropianit U-17 ndërmjet Holandës dhe Italisë.

Ndeshja Feronikeli - TNS zhvillohet të martën nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.