Mbrojtësi i krahut të djathtë, Dani Alves pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League, te skuadra e Tottenhamit.
Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet angleze. Mësohet se Tottenhami tashmë e ka kontaktuar Alvesin, i cili është lojtari i lirë dhe i ka ofruar kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi.
Alves te Tottenhami shihet si opsion i mirë për krahun e djathtë, pasi Kieran Trippier e Serge Aurier do të largohen gjatë kësaj vere nga ekipi anglez.
36-vjeçari, edicionin e shkuar ishte pjesë e PSG-së kurse në Evropë karrierë ka bërë edhe te Juventusi, Barcelona e Sevilla.