Sport

West Hami me ofertë për Belottin

Ekipi nga Premier League, West Ham United ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti ka njoftuar të hënën e përditshmja italiane "Tuttosport".

Mësohet se West Hami i ka ofruar ekipit italian 60 milionë euro dëmshpërblim plus kartonin e mbrojtësit Angelo Ogbona.

Belotti 25-vjeçar, pëlqehet shumë nga trajneri i West Hamit, Manuel Pellegrini, i cili e sheh reprezentuesin italian si përforcim të duhur për repartin e sulmit në edicionin e ri.

Belotti ka kontratë me Torinon deri në vitin 2022 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh.

Ai është pjesë e Torinos prej vitit 2015 kurse karrierë ka bërë edhe te Palermo e Albinoleffe.

Ai në Serie A, ka regjistruar 177 ndeshje dhe ka shënuar 69 gola. Me Italinë ka pesë gola të realizuar në 22 paraqitje.