Milani në garë për Serin

Milani në garë për Serin

15 July 2019 13:40

Pas Romës, Napolit e Interit edhe skuadra tjetër nga Serie A, Milani është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Jean Michael Seri, përcjellë të hënën "Goal.com".

Mësohet se Milani tashmë ka kontaktuar Fulhamin, ekip me të cilin Seri ka kontratë deri në vitin 2022, por që pritet të largohet gjatë kësaj vere për shkak se nuk dëshiron të luajë edicionin e ri në Championship.

Për kartonin e Serit, Milani është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 20 milionë euro. Seri te ekipi italian shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës në edicionin 2019/20, transmeton Koha Ditore.

Seri është reprezentues i Bregut të Fildishtë dhe vitin e shkuar iu bashkua Fulhamit nga Nice për 30 milionë euro. Ai në Premier League në edicionin e fundit, regjistroi 32 ndeshje duke shënuar një gol dhe asistuar tri herë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme