Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

La Liga vendos rekord për transferime

Tregu i transferimeve në verën e vitit 2019 ka hyrë në histori për shkak të shpenzimeve enorme të klubeve në La Ligën spanjolle.

Në vetëm dy javë që kur është hapur tregu, klubet kanë shpenzuar më shumë se një miliard euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjashtë nga dhjetë transferimet më të shtrenjta sivjet janë bërë nga klubet spanjolle, raporton "Mundo Deportivo".

Joao Felix që kaloi tek Atletico për 126 milionë euro është transferimi më i shtrenjtë. Antoine Griezmann iu bashkua Barcelonës për 120 milionë euro, e Eden Hazard për 100 milionë euro kaloi te Reali.