Juventusi planifikon të përfitojë 200 milionë euro nga shitjet

Juventusi planifikon të përfitojë 200 milionë euro nga shitjet

12 July 2019 21:11

Juventusi ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, nën drejtimin e Maurizio Sarrit, derisa skuadrës pritet shumë shpejt t’i bashkohen yjet, por edhe ardhjet e reja.

Bardhezinjtë ishin tepër aktiv në tregun e lojtarëve, ndërsa tani është koha të shiten lojtarët e padëshiruar, sipas mediave italiane.

Gonzalo Higuain megjithëse u paraqit në përgatitje, ai pritet të largohet, me Romën e West Hamin të interesuar për të, një operacion që mund të kushtojë deri në 40 milionë euro.

Për mbrojtësin Joao Cancelo ka arritur një ofertë nga Manchester City, por drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kërkojnë 60 milionë euro.

Khedira pritet të largohet në drejtim të Fenerbahçes, e nuk është i sigurt as Matuidi.

Nga faza e sulmit pritet të largohet Mario Manxhukiqi, por edhe lojtarë të tjerë të rinj që skuadrës mund t’i sjellin deri në 200 milionë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme