Kosova në Spanjë, “një autsajdere e barabartë”

Kosova në Spanjë, “një autsajdere e barabartë”

12 July 2019 08:56

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në hendboll (meshkujt) po vazhdon të përgatitet për Botërorin që nis pas pak ditësh në Spanjë. Kosova fitoi të drejtën e pjesëmarrjes duke fituar turneun IHF Trophy Intercontinental dhe si e tillë llogaritet ndër më të dobëtat e ngjarjes, ku do të marrin pjesë 24 përfaqësuese.

Planet e Kosovës janë të prishë planet e përfaqësueseve të mëdha, por edhe nëse nuk merr rezultate të mira, të paktën do të marrë trajtim të barabartë në një vend ku sportistët kosovarë deri më tash janë diskriminuar, e shpesh edhe penguar të garojnë, shkruan sot Koha Ditore.

E përditshmja e madhe spanjolle "AS" të enjten ia ka kushtuar një shkrim përfaqësueses së Kosovës, duke e titulluar "Kosova, një autsajdere e barabartë". Autsajdere për shkak të cilësisë dhe e barabartë pasi do të paraqitet me flamur e himn si të gjitha përfaqësueset e tjera, gjë që deri më tash në Spanjë nuk ishte e zakonshme për sportistët kosovarë.

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme