Sport

Besa Famgas forcohet me portier malazias

Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, Besa Famgas të enjten ka njoftuar se ka transferuar në radhët e veta portierin nga Mali i Zi, Danilo Mihaljeviq.

Për ekipin pejan, Mihaljeviq është përforcimi i parë për garat ndërkombëtare që Besa do t'i zhvillojë në fund të muajit të ardhshëm, transmeton Koha Ditore.

Mihaljeviq ka qenë pjesë e Lovçenit dhe ka fituar titullin e Kupën e Malit të Zi, derisa për një kohë ka luajtur edhe te Zhelezniçari.

Besa në edicionin 2019/20 do të luajë në raundin e parë kualifikues të Kupës EHF, kurse kundërshtarin do ta mësojë më 16 korrik, kur edhe tërhiqet shorti.