Mesfushori Fernando është përforcimi më i ri te skuadra e Sevillas për edicionin 2019/20, kanë njoftuar mediumet spanjolle të enjten.
Bëhet e ditur se Sevilla ka arritur marrëveshje me Galatasarayn për shërbimet e Fernandos, i cili me ekipin spanjoll do të firmos kontratë trivjeçare, transmeton Koha Ditore.
Për kartonin e tij, Sevilla do t'i paguajë ekipit turk tre milionë euro dëmshpërblim. Fernando 31-vjeçar, është përforcimi i shtatë që Sevilla e ka bërë gjatë kësaj vere pas Mannus Dabburit, Diego Carlosit, Jules Kundet, Luuk de Jongut, Joan Jordanit e Lucas Ocamposit.
Fernando karrierë në Evropë ka bërë edhe te Manchester City e Porto. Ai ka qenë pjesë e Galatasarayt prej vitit 2017 dhe ka fituar dy tituj kampioni dhe një kupë të Turqisë.