Sport

Rekord i ri, 14 milionë kërkesa për bileta të “Euro 2020”

Rekord i ri, 14 milionë kërkesa për bileta të “Euro 2020”

Më tepër se 14 milionë bileta janë kërkuar për Kampionatin Evropian të vitit 2020 gjatë tri javëve të para të "dritares së shitjes", duke thyer rekordin e turneut, ka njoftuar UEFA të martën.

Në fazën e parë të shitjeve, që zgjat një muaj e që ka nisur më 12 qershor, janë vënë në dispozicion 1.5 milionë bileta për publikun e përgjithshëm si pjesë e politikës së UEFA-s, "tifozi i pari" për këtë turne, shkruan sot Koha Ditore.