Magjia e Madagaskarit, shkëlqimi i Manes dhe debutimi i VAR-it

Magjia e Madagaskarit, shkëlqimi i Manes dhe debutimi i VAR-it

10 July 2019 11:20

Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shteteve të Afrikës luhen të mërkurën dhe të enjten dhe dy befasitë më të mëdha janë se Madagaskari ende është në turne, ndërsa superylli Mohamed Salah me nikoqirin Egjiptin janë eliminuar.

Madagaskari zë vendin e 108-të në renditjen e FIFA-s, prapa përfaqësueseve si Haiti, Libia apo edhe Curaçao, por prapë ka mposhtur dy ish-kampionë të Afrikës dhe është në çerekfinale në paraqitjen e parë në një turne të madh, shkruan sot Koha Ditore.

Salah me Egjiptin janë shokuar në 1/8 e finales nga Afrika e Jugut dhe kjo nënkupton se bashkëlojtari i tij te Liverpooli, Sadio Mane i Senegalit e merr primatin si lojtari i profilit më të lartë i mbetur në turne. Senegali tash po vlerësohet favorit për të fituar turneun, ndonëse Nigeria, Algjeria dhe Bregu i Fildishtë kanë ide të tjera.

Në çerekfinale po ashtu pritet një debutim tjetër. Sistemi i video-përsëritjes (VAR) do të përdoret në Kupën e Shteteve të Afrikës për herë të parë nga çerekfinalja e tutje.

(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme