Sport

Tielemans, transferimi rekord i Leicesterit

Foto: The Guardian

Leicester City ka transferuar mesfushorin Youri Tielemans nga Monaco për shifër rekorde të klubit - 40 milionë funte (45 milionë euro).

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga klubi i Premier Leagues së Anglisë në faqen zyrtare. Belgu 22-vjeçar Tielemans ka shkëlqyer stinorin e kaluar me Leicesterin, ndërsa ishte i huazuar, transmeton “Koha Ditore”. Tielemans ka firmosur kontratë katërvjeçare.

Shifra prej 40 milionë funtesh ka kaluar atë prej 30 milionë funtesh (34 milionë euro) që Leicesteri pagoi javën e kaluar për të transferuar sulmuesin Ayouze Perezin nga Newcastle United.