Sport

Përsëritja e gjestit të Nuzës po vazhdon edhe në Rusi

Gjesti që ka bërë Genc Nuza në ndeshjen miqësore në mes të ekipit të Granit Xhakës dhe Milot Rashicës, për nder të festës së çlirimit të Prishtinës, po vazhdon të replikohet nga gjyqtarë botërorë.

Së fundi, një gjyqtar futbolli në një ndeshje në Rusi, ka përsëritur gjeline Nuzës, por atje nuk është pritur me humorin e njëjtë që e kishte pritur Muharrem Sahiti, ndaj të cilit gjyqtari kosovar kishte bërë aktin e nxjerrjes së faculetës për të fshirë djersët, në vend të kartonit.

Nuza, në një bisedë për KTV-në kishte shpalosur në detaje për idenë e këtij gjesti.

Kujtojmë se veprimi i gjyqtarit kosovar, Genc Nuza, i bërë në “ndeshjen e yjeve” ishte shpërndarë nga faqe të mëdha botërore të futbollit, e në njërën nga to edhe ajo “433”, ku është shpërndarë edhe kjo e fundit në Rusi.